Sipas dokumenteve të Arkivit Kombëtar Britanik, stafi i pallatit fillimisht donte ta refuzonte Elton Johnin si interpretues për funeralin e Princeshës , duke pretenduar se kënga që ai zgjodhi ishte “shumë sentimentale”.Si një mik i ngushtë i princeshës së ndjerë, John ripërpunoi këngën “Candle in the Wind” për funeralin në vitin 1997.Mirëpo, dekani i atëhershëm i Westminster Abbey, Very Rev. Dr. Wesley Carr, i bëri thirrje familjes mbretërore, duke thënë se do të ishte “imagjinative dhe bujare” për miliona njerëz që ndiheshin “personalisht të humbur”.“Kjo është një pikë thelbësore në funeral dhe ne do të nxisnim guxim. Është vendi ku ndodh e papritura dhe diçka nga bota moderne që përfaqësonte princesha.Çdo gjë klasike apo korale” do të konsiderohej “e papërshtatshme” dhe se këngët nga John do të ishin “të fuqishme”. shkroi Carr në një letër drejtuar zyrtarit të lartë Nënkolonel Malcolm Ross.