Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Lum si Rama për demokratët që ka

Lapsi.al 31 December 2021
Lum si Rama për demokratët që ka

Besoj se demokratët janë të lumtur. Ata nuk kanë për detyrë të mbrojnë as pasuritë kombëtare, as ato publike, as pasuritë strategjike, as ato kulturore. Madje, demokratët nuk kanë detyrë të mbrojnë as partinë e tyre. Ata janë aty për të mbrojtur vetëm dy persona. Madje, po ta mendosh mirë, ata nuk mbrojnë Bashën e Berishën, por kunatin e Bashës dhe të birin e Berishës. Megjithatë, po të bëjmë edhe pak përpjekje mendore, do të gjejmë se militantët demokratë kanë një mision të vetëm. Ata na mbajnë ne të tjerëve me muhabet sa kohë që na vjedh xhepat socialisti Rama. Dhe Rama nuk është xhepist koti. Ai të vjedh me të dy duart një kohësisht. Ta vjedh edhe poééértin edhe detin. Por Rama të vjedh teatrin edhe publikun, ushtrinë dhe punëtorin. Rama ta vjedh pra dhe opozitën.

Për të gjithë ata që mendonin se militantët demokratë janë disleksikë, ndaj lexojnë PARTIA aty ku shkruhet PATRIA, vlen ky sqarim: militantët demokratë, edhe kur janë në opozitë, bëjnë mbrojtjen e pushtetit.

Rëndësi ka që kunati i Bashës është përsëri i implikuar te çështja e portit. Demokratët që mbrojnë Bashën do të flenë të qetë sepse njëfarësoji janë përsëri me pushtetin.

Rëndësi ka që Berisha e ndan disi në dysh Partinë dhe i siguron jetë të gjatë Ramës. Demokratët që mbrojnë Berishën, edhe këta mund të flenë të qetë sepse njëfarësoji po e mbështesin pushtetin.

Sepse, për demokratët është e pamundur të jenë në opozitë. Për demokratët është e pamundur të bëjnë opozitë. Me këta farë demokratësh po i sigurohet një vit i mbarë Ramës. Lum Rama për demokratët që ka. Ky është problem administrimi i rëndomtë në Shqipëri. Rama drejton partinë demokratike sepse partia socialiste nuk ekziston. Ish-kryetarin e partisë demokratike e drejton i biri, ndërsa kryetarin e partisë demokratike e drejton kunati. Në këto kushte, mos prisni të dëgjoni ndonjë socialist të flasë për interesat e kombit. Socialisti nuk ekziston. Mos prisni që një demokrat të flasë për interesat e kombit. Ky punon për Ramën që ia rrënon ditë për ditë interesat kombit.

Elvis Hoxha

Të këshilluara

Një video dhe ca foto që na bëjnë me turp

Krejt rastësisht, duke lundruar në Facebook, më ranë në sy dy ripostime të shumë viteve më parë, që janë treguesi më i mirë i absurditetit të kohës ku jetojmë d...

14:58

Ç'fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë.  Të hënën dëgjova ambasadoren a...

18:43

Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve.  Vullneti duhej për ...

19:41

Shko në Spak t’i vësh kapak

Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokurorin Alfred Shehu, që mashtroi publikisht për të fshehur krimin elektoral të PS në Elbasan, ky instit...

16:18

Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul

Lulzim Basha ka reaguar sot më ashpër se kurdoherë më parë ndaj Sali Berishës duke përdorur fjalët më të rënda dhe epitetet më fyese. Ai e ka krahasuar rikthimi...

17:49

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Sali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u thoshte prindërve të ...

18:08

Sa lehtë u griska maska e Veliajt

Ka mjaftuar një ‘incident” i vogël, pak guxim aktivistësh revolucionarë që nuk i tremben të vërtetës, për të na provuar edhe njëherë sa e dobët dhe e paqëndrues...

16:24

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI