Flash

Kritikohet linja e 'Skims' të Kim Kardashian

Lapsi.al 30 December 2021
Kritikohet linja e 'Skims' të Kim Kardashian

Një përdoruese e TikTok, e quajtur Jasmine Alexandria, përdori këtë rrjet social për të kritikuar ashpër Kim Kardashian dhe linjën e saj të të brendshmeve, Skims.

"Kam marrë Skims për Krishtlindje ... dhe më lejoni të flas për masën sepse masa është ajo që më shqetëson vërtet," tha 29-vjeçarja, në videon e saj virale - e cila ka mbledhur mbi 6.5 milionë shikime që nga e diela.

Në klip, kalifornianja Alexandria kritikoi Kardashian për masën e vogël të të brendshmeve prej 34 dollarësh të Skims, duke e etiketuar atë në postim.

Ajo tha se i kishte blerë të brendshmet në masën "Large/Extra Large" dhe veçse ishin shumë të vogla për atë masë, ajo u ankua edhe për elasticitetin e tyre të fortë.

“Pra, pyetja ime për Kim Kardashian është se çfarë madhësie ke veshur në linjën tënde? “Sepse ti nuk ke veshur një më të madhe se ekstra-large”, tha Alexandria.

Përfaqësuesit për Skims dhe Kim Kardashian nuk kanë reaguar. Megjithatë, marka gjigante e Kardashian, sa u përket masave, thotë: "Ky artikull është qëllimisht më i vogël për një pamje dhe ndjesi kompresive. Nëse preferoni më shumë rehati për veshjen e përditshme, ju rekomandojmë të zgjidhni një masë më të madhe.”

Të këshilluara

Cilat qenë fjalët e fundit të Avicit

DJ suedez Avicii vrau veten më 20 prill 2018, duke lënë pas një hidhërim të madh për njerëzit e afërt dhe fansat. Regjistrimet e tij të fundit në ditar, të s...

13:18

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI