Policia Kufitare e Qafë Botës ka goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Ilirjan Telo dhe Albana Pashako janë vënë në pranga nga policia kufitare në pikën e Qafë Botës.
Atyre u janë gjetur disa pako me lëndë narkotike, e cila dyshohet e llojit kanabis. Pas peshimit ka rezultuar se droga është 6.15 kilogramë.