Flash

Qesharake/ Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Albano Carrisi anulon koncertin për natën e ndërrimit të viteve, shkak Covid

Lapsi.al 30 December 2021
Albano Carrisi anulon koncertin për natën e ndërrimit të

Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi është infektuar me koronavirus. Për këtë arsye ai nuk do të jetë i pranishëm në Petruzzelli të Barit për natën e ndërrimit të viteve.

“Kam marrë tre dozat e vaksinës si dhe vaksinën kundër gripit po ashtu. Tani jam në shtëpi me fëmijët e mi dhe Loredana Leçisos”, ka folur ai për Corriere Della Sera.

Albano nuk i jep dot shpjegim as vetë se si u infektua. “S’mund ta shpjegoj as vetë. Kam bërë të tria vaksinat, të fundit e bëra më 6 dhjetor si dhe atë kundër gripit”. Carrisi nuk beson të jetë infektuar edhe për festat e Krishlindjeve".

I pyetur në mos e ka marrë gjatë udhëtimeve në avion, këngëtari italian thotë se mund të jetë infektuar gjatë vizitave në vendet e Evropës: "Ku i dihet?! Kam lëvizuar shumë. Isha në Kroaci, Barcelonë, ? performova në Bazilikën e Santa Maria del Mar për Fondacionin Montserrat Caballé. Para kësaj isha në Shqipëri për një program televiziv që u transmetua më 24 dhjetor: u takova gjithashtu edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Kam bërë shumë ndalesa… Tani ndihem më mirë falë Zotit. Kam vetëm pak vështirësi në frymëmarrje”

Infektimi me koronavirus ka bërë që Albano Carrisi të anulojë koncertin në natën e ndërrimit të viteve. Ai thotë se do kishte kënduar edhe në gjendjen që është por shton se rregullat duhen respektuar. Megjithatë, ai shprehet besimplotë se në mars do të udhëtojë për turneun e tij në Shtetet e Bashkuara.

Të këshilluara

Kritikohet linja e 'Skims' të Kim Kardashian

Një përdoruese e TikTok, e quajtur Jasmine Alexandria, përdori këtë rrjet social për të kritikuar ashpër Kim Kardashian dhe linjën e saj të të brendshmeve, Skim...

14:20

Cilat qenë fjalët e fundit të Avicit

DJ suedez Avicii vrau veten më 20 prill 2018, duke lënë pas një hidhërim të madh për njerëzit e afërt dhe fansat. Regjistrimet e tij të fundit në ditar, të s...

13:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI