Vranësira dhe reshje të pakta shiu do të ketë në të gjithë vendin deri në mesditë kur fillon përmirësimi i motit në veri dhe gradualisht edhe në zonat qendrore.
Pasdite reshjet largohen nga territori duke i lënë vend kthjellimeve me vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në të dy vlerat ditore të cilat luhaten nga 2 në 17°C.