Flash

Harry Styles dhe Olivia Wilde drejt altarit

Lapsi.al 29 December 2021
Harry Styles dhe Olivia Wilde drejt altarit

Ka kaluar një vit që kur u dolën për herë të parë zërat se Harry Styles dhe Olvia Wilde po takoheshin dhe duket se gjërat po bëhen më serioze për çiftin.

Fansat e ish-këngëtarit 27-vjeçar të One Direction mund të mos jenë habitur kur e panë atë të lidhur me nënën 37-vjeçare të dy fëmijëve, Olivia, pasi ai prej kohësh mban një reputacion për të shijuar shoqërinë e zonjave më të mëdha se ai.

Megjithatë, disa mund të habiten kur mësojnë se Harry thuhet se po e merr këtë romancë aktuale më seriozisht se çdo marrëdhënie e tij e mëparshme.

Thuhet se Harry e ka prezantuar Olivia-n me nënën e tij, Anne, e cila konsiderohet si një një hap i rëndësishëm për marrëdhëniet në çift.

“Kjo dukej si një gjë mjaft e bujshme në fillim, dy njerëz magjepsës duke u lidhur, por tani është padyshim shumë më tepër se kaq. Ata u ndalën pak në fillim, por tani që gjërat janë më të rregulluara, ishte koha e duhur për të bërë gjënë tjetër. Është vërtet emocionuese për ta – dhe për Harry-n është gjëja më serioze që ai ka pasur ndonjëherë me dikë”, tha një burim për “The Sun”.

Media britanike raporton gjithashtu se Harry është afruar shumë edhe me fëmijët e Olivia, Otis dhe Daisy.

Të këshilluara

Momentet kulturore që përcaktuan vitin 2021

Viti i dytë i pandemisë ishte, në shumë mënyra, po aq sfidues dhe aq i çuditshëm sa i pari. Thënë kështu, eventet personale bënë një rikthim paraprak, siç bë...

15:12

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI