Flash

Gara shpejtësie në rrugët e Tiranës, gjoba për 18 shoferë, 6 në pranga

Lapsi.al 29 December 2021
Gara shpejtësie në rrugët e Tiranës, gjoba për 18

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur patrulla të shtuara në lëvizje, të pajisura me kamera, radarë, alkooltestues, dronë e aparate fotografike, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që bëjnë gara shpejtësie, drift, parakalime të gabuara apo që bllokojnë qarkullimin e lirë të automjeteve duke parkuar dyshe në rrugë, si dhe ata drejtues që drejtojnë mjetet nën efektin e alkollit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Gjatë ditëve të fundit të vitit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka treguar vëmendje të shtuar në menaxhimin e trafikut dhe konstatimin e shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit.

Si rezultat i kontrolleve dhe monitorimit me anë të teknologjisë bashkëkohore, janë evidentuar dhe arrestuar 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të tjerë, për drejtim pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar me masë administrative me nga 20.000 lekë të rinj secili, 8 drejtues mjetesh që bënin drift në Bulevardin e Ri, në bulevardin “Migjeni” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Janë evidentuar, ndjekur dhe kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke bërë gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë-TEG dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 10 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative me nga 40.000 lekë të rinj secili.

Janë ndëshkuar me nga 30.000 lekë secili, 24 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit.

Janë ndëshkuar me nga 7.000 deri në 10.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit 6 muaj secili, 14 drejtues mjetesh, për mbajte të fëmijëve në vend të parë apo më keq akoma, në timon.

Janë bllokuar 8 mjete luksoze, për mungesë të dokumentacionit.

Janë pezulluar 30 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 123 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur dhe nga fluksi i madh i lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, nëpërmjet të gjitha rrugëve lidhëse, por edhe nga fluksi i automjeteve në drejtim të qendrës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, që të shmangin në maksimum lëvizjet e panevojshme, kryesisht ato drejt qendrës. Gjithashtu kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që vijnë nga qarqet e tjera, që brenda kryeqytetit të përdorin mjetet e transportit publik dhe të mos përdorin mjetet private në qendër apo në rrugët e brendshme të kryeqytetit.

Policia Rrugore e Tiranës uron të gjithë qytetarët, gëzuar vitin e ri dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, për të kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI