Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.
Abc ka mësuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Hamil. Makina e drejtuar nga Kristian Thomo 20 vjeç ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë i riu.
Policia ende nuk ka bërë një reagim zyrtar lidhur me aksidentin për të sqaruar detaje të tjera.