Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sakrificat e Keanu Reeves për Matrix, prapaskenat

Lapsi.al 27 December 2021
Sakrificat e Keanu Reeves për Matrix, prapaskenat

Ashtu siç është përshkruar gjinjë dhe nuk mund të ndodhte ndryshe që Keanu Reeves mos të përkushtohej ndaj filmit të fundit "Matrix".

Gjatë një interviste në "The Late Shoë with Stephen Colbert", Reeves tha se ai dhe Carrie-Anne Moss u hodhën nga një ndërtesë më shumë se 40-katëshe për një skenë në "The Matrix Resurrections".

Dyshja janë duke ripërsëritur rolet e tyre si Neo dhe Trinity dhe pritësi Stephen Colbert pyeti pse kërceni në vend që thjesht ta bënin skenën në mënyrë dixhitale.

"Për shkak se ka nevojë për dritë natyrale dhe dëshironim ta bënim atë real," tha Reeves.

Reeves tha se ai dhe Moss kapën duart dhe u hodhën nga ndërtesa, rreth 19 ose 20 herë.

"Pas herës së parë, nuk mund të mendosh për... frikën," tha ai. "Ju duhet të mos e bllokoni atë, por të merreni me të, ta përthithni atë dhe thjesht të jeni aty dhe të bëni. Dhe kjo është ajo që ne bëmë."

Aktori e deklaroi atë "të tmerrshëm" dhe zbuloi se nuk ka kërcyer kurrë më parë.

"Kam frikë nga kjo," tha ai.

"The Matrix Resurrections" tashmë është publikuar në kinema.

Të këshilluara

Fejohet këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur Jojo, ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat. Përmes rrjetit social,Instagram, Jojo ka zbuluar se është fejuar me partnerin e...

13:25

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI