Flash

Kanye West nuk ka ndër mend të heq dorë nga Kim Kardashian

Lapsi.al 27 December 2021
Kanye West nuk ka ndër mend të heq dorë nga Kim Kardashian

Kanye West nuk ka ndër mend të heq dorë nga Kim Kardashian dhe këtë e ka treguar edhe me veprimin e fundit që ka bërë.

Muajin e kaluar, ndërsa dhuronte ushqime për Ditën e Falënderimeve, West bëri një njoftim të befasishëm për turmën lokale – duke thënë se ai kishte në plan të “bashkonte familjen e tij” dhe të rifillonte një marrëdhënie me gruan e tij Kim Kardashian. Manjati i modës shtoi se nëse nuk mund të jetonte në shtëpi me familjen e tij, ai do të blinte një afër shtëpisë së Kim.

Jo vetëm që e kishte shumë seriozisht, por ai tashmë ka shpenzuar 4.5 milionë dollarë të tjera në një pronë relativisht modeste të Hidden Hills, që ndodhet thjesht në anën tjetër të rrugës nga kompleksi i Kim. Prej këtu, 44-vjeçari me sa duket do të jetë në gjendje të mbajë një sy vigjilent mbi veprimet e Kardashian.

Çifti i dikurshëm shpenzoi vite dhe miliona të panumërta për të ndërtuar pasurinë e tyre masive në Hidden Hills, e cila u shfaq në Architectural Digest vitin e kaluar. Në tetor, Kardashian i pagoi West 23 milionë dollarë për të blerë 50% të aksioneve të tij në pronën me shumë hektarë.

Ndërkohë, Kim po vazhdon lidhjen e saj me Pete Davidson dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më serioze, pasi thuhet se ajo e ka prezantuar komedianin me fëmijët e saj, dhe ata e kanë pëlqyer shumë.

Të këshilluara

Fejohet këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur Jojo, ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat. Përmes rrjetit social,Instagram, Jojo ka zbuluar se është fejuar me partnerin e...

13:25

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI