Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Zbardhet skema, si i mashtruan "call-center"-at qytetarët e BE-së me miliona euro

Lapsi.al 25 December 2021
Zbardhet skema, si i mashtruan  "call-center"-at qytetarët e

Policia ka arrestuar një numër të madh personash që punonin në “Call Center” gjatë javëve të fundit pas ankesave nga disa vende të Bashkimit Europian që qytetarët e tyre mashtroheshin nga kompani që ushtronin aktivitet në Shqipëri përmes skemave të ndryshme. Krahas Shkodrës në fund të nëntorit, policia arrestoi edhe 28 persona në Tiranë si edhe një izraelit të quajtur Rafael Genish, pasi akuzohet se ka organizuar skemën e mashtrimit të qytetarëve të vendeve të BE-së duke i telefonuar nga Shqipëria.

Shuma totale e mashtrimit nuk është zbuluar ende, megjithatë besohet se bëhet fjalë për miliona euro të zhvatura nga qytetarët e BE-së përmes formave të tilla.

Skema

Skema funksiononte në dy forma. Forma e parë ishte përmes databazave me numra telefoni, të cilat siguroheshin nga pronarët e “call centerave” në forma të ndryshme përmes blerjes në “darkweb”. Forma tjetër ishte reklama online përmes të cilës shtetas të ndryshëm regjistroheshin aty duke besuar se kishin të bënin me një kompani serioze që do t’i udhëzonte për të investuar. Pasi telefonoheshin nga operatorët nga “Call Centerave” në Shqipëri, “viktimat” fillimisht josheshin me premtime se do të fitonin shumë nëse investonin në “Forex” apo “Kriptomonedha”. Pasi fitonin besimin dhe mundësonin vjeljen e shumave të vogla nga klientët, operatorët i regjistronin ata në një platforme të gënjeshtërt të “Forexit” apo “Kriptomonedhave”, të cilat nuk ishin të lidhura me sistemet ndërkombëtare që shërbejnë për këtë gjë.

Ndërkohë që klientët shihnin të dhëna të rrejshme në platformë, operatorët e “Call Centerave” i telefonin ata duke i bërë presion që të investonin më shumë pasi do të kishin fitime edhe më të mëdha. Kjo gjë vazhdonte për disa muaj dhe pasi klientët kërkonin rikthimin e parave duke kuptuar se ishin mashtruar, operatorët e “Call Centerave” shkëpusnin çdo kontakt me ta.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI