Flash

Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë vettingun të thirren në SPAK

Lapsi.al 24 December 2021
Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë vettingun

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama ka denoncuar një gjyqtare që sipas tij po mban peng investimin në zonën e ish-gardës për ndërtimin e qendrës kombëtare të fëmijëve. Teksa prezantonte nismën Këshillimi  Kombëtar për Shqipërinë, Rama tha se kjo gjyqtare dhe të gjithë të tjerët si ajo që japin vendime skandaloze kundër ligjit duhet të thirren nga SPAK sot dhe nesër dhe duhen pezulluar automatikisht. Kreu i qeverisë deklaroi se SPAK duhet ta thërrasë atë sot ndërsa shtoi se për raste të tilla flagrante nuk duhet pritur hetimi për të merret vendim drastik.

Rama tha pas mbledhjes së qeverisë se do të kërkohet mendimi i qytetarëve për këtë temë.

"Është që nga njëra anë ne mendojmë se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vettingun por marrin haptasi vendime të paligjshme duhet të pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë. Kemi pasur disa raste flagrante që nga rishikimet e dënimeve të monstrave që kanë tronditur shoqërinë deri tek tjetërsimi i pronës. Po ju jap një rast për ilustrim. Angazhohet qeveria e Shqipërisë për qendrën e fëmijëve me teatër kukullash, me skema teatrore, përcaktojmë vendin tek ish Garda, prona është e shtetit, bëjmë projektin, japim financimin dhe çfarë ndodh? Kur jemi gati të fillojmë punën, na del që një gjykatëse ka bërë sigurim padie dhe jep vendimin një javë para se të largohet nga vettingu. Kjo gjykatëse, emri i së cilës nuk më kujtohet, duhet të thirret nga SPAK, sot jo nesër, si të gjithë ata që nuk e kanë kaluar vettingun dhe duhet të shkojnë para gjyqit se kanë grabitur njerëzit duke shitur e blerë të drejtat", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI