Flash

Mashtrimi me Call Center/ Policia: Janë mashtruar mbi 2 milionë persona nga shtete të ndryshme të botës

Lapsi.al 24 December 2021
Mashtrimi me Call Center/ Policia: Janë mashtruar mbi 2 milionë

Policia ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me operacionin e koduar “Komunikimi” ku në pranga kanë rënë rreth 35 shtetas, mes tyre edhe pronari i Call Centerit, shtetasi izraelit, Rafael Genish. Genish është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana. Nga operacioni janë arrestuar edhe 34 persona të tjerë, ndërsa 20 po hetohen në gjendje të lirë. Gjithashtu janë sekuestruar 123 kompjutera dhe pajisje të tjera të telefonisë dhe laptopë në funksion të call center.

Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, DPPSH, tha se mbi 2 milionë persona janë mashtruar me Call Center nga shtete të ndryshme të botës. Sipas Vocajt, Refael Genish, dyshohet organizator i skemës së mashtrimit. Pas denoncimit nga të qytetarët e vendeve të tjera që kanë rënë pre e mashtrimit, autoritetet kanë vepruar duke zbuluar dhe goditur bazën.

‘Operacioni "Komunikimi", janë evidentuar aktivitetet kriminale tek mashtrimet kompjuterike për shtetas të huaj. RG Capital ushtronte aktivitet në call center dhe u evidentuan viktimat jashtë territorit të RSH. Hetimet bën të mundur identifikimin e personave dhe drejtuesve. Si rezultat, u kontrolluan ambientet për këtë qëllim. Arrestuar 35 shtetas, 1 i huaj, Refael Genish, izraelit, organizator i skemës së mashtrimit. 20 persona të tjerë të proceduar. Mbi dy milionë persona të kontaktuar për t'u mashtruar në vende të ndryshme të botës.’- tha Vocaj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI