Flash

Legalizimi i kanabisit, Rama: Nuk mund të presim më

Lapsi.al 24 December 2021
Legalizimi i kanabisit, Rama: Nuk mund të presim më

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh sot se një nga pyetjet e nismës së re të “kuvendimit popullor” do të jetë nëse duhet të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore. Ai tha se bindja e tij është që Shqipëria nuk mund të presë më dhe se duhet të hedhë këtë hap.

“Kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore, pa legalizuar për qëllime të tjera, është një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonominë e tyre. Sot ka njerëz që thonë se Shqipëria, nuk është ende koha për të hyrë në këtë proces. Edhe unë e kam kundërshtuar. Por në këndvështrimin tim, nuk mund të presim më. Por është një vendimmarrje që na duhet më shumë sesa bindja jonë dhe duhet të kapërcejmë përtej kartonit dhe shumicës dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët” tha ai.

Një tjetër pyetje lidhet me “Green Pass”-in për futjen në lokale dhe restorante. “Pandemia, ka një frustrim të madh se kjo po zgjat dhe po bëhet e lodhshme dhe ka një lëvizje në të gjithë botën kundër vaksinimit. Atëherë këtu ka plot njerëz që Shqipëria duhet të vendosë detyrimin për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit ku aksesojnë hapësira të përbashkëta, qendra tregtare, restorante, etj. Një pjesë tjetër thotë se kjo kufizon liritë dhe të drejtat. Ne duam të shkojmë  përtej bindjes sonë dhe është një vullnet edhe për të ndryshuar vetveten” tha ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI