Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kriss Jenner në botën e muzikës, sjell këngën e Krishtlindjes

Lapsi.al 24 December 2021
Kriss Jenner në botën e muzikës, sjell këngën e

Kris Jenner e ka vërtetuar edhe njëherë se është mami dhe gjyshja më “cool” në qarkullim. solli gëzimin e festës kur lëshoi interpretimin e saj të këngës.

65-vjeçarja ka treguar aftësitë e saj në të kënduar me këngën e Krishtlindjeve “Jingle Bellas”, ndërsa vajza e saj Kourtney Kardashian dhe i fejuari Travis Barker shërbejnë si grupi i saj mbështetës.

Kopertina e vetme shfaqte një foto të Krishtlindjeve të Kris-it duke pozuar përpara një muri me çorape, ndërsa dukej përrallore me një fustan të kuq me temina. Ajo po tërhiqte pak fustanin për kamerën në mënyrë që të tregonte njërën nga këmbët e saj të tonifikuara.

“Pak argëtim në studio me mbretëreshën legjendare Kris Jenner”, ka shkruar Kourtney, e cila me padurim e ndau këngën me 155 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

I fejuari i saj, Travis Barker, i cili është një baterist profesionist, ishte ‘natyrisht në bateri.’ Gjithashtu u zbulua se kënga ishte nën ‘KRAVIS RECORDS’, që është një shenjë e drejtpërdrejtë për emrin e çiftit të Kourtney dhe Travis.

Kënga është e disponueshme për shkarkim në Spotify, Apple Music, iTunes, YouTube Music dhe Tidal.

Të këshilluara

Kjo është dhurata e Cardi B për Offset

Cardi B duket sikur e teproi shuumë për ditëlindjen e Offset, duke i dhënë atij, jo pak, por një çek prej 2 milion dollarësh! Reperja ka surprizuar bashkëshort...

15:45

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI