Flash

“Të dhënat për pagat u nxorën nga Rama”/ Berisha: Duan të heqin vëmendjen nga inceneratorët

Lapsi.al 23 December 2021
“Të dhënat për pagat u nxorën nga Rama”/

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi edhe njëherë në rrjetet sociale në lidhje me skandalin e publikimit të qindra mijëra të dhënave të pagave që marrin qytetarët shqiptarë në sektorin privat dhe atë publik. Ndonëse e cilësoi një ngjarje shumë të rëndë, Berisha ftoi qytetarët të mendojnë se kjo gjë u hodh në opinionin publik për të shmangur vëmendjen nga afera qindra milionë euroshe e inceneratorëve ku janë të përfshirë, sipas tij, vetë kryeministri Rama dhe ministra të kabinetit.

“Miq, në një përpjekje për të mbuluar me heshtje megaaferën e djegësave d.m.th. të vjedhjes së qindra milionë euro nga Edi Rama dhe ministrat e tij, ky i fundit nxori në treg vjedhjen nga qeveria e tij e të dhënave personale konkretisht të pagave të 680 mijë punonjësve. Me këtë megaskandal që mund të ndodhë vetëm në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama synon të vendosë në harresë hajdutin kryeministër dhe ministër që u kapën duke vjedhur me baule qindra milionë euro në aferën e djegësave dhe ta zëvendësojë atë me hajdutët që vjedhin me rroga shumë herë më të mëdha se ai të llojit të Arben Malavitës apo dhe me hajdutin anonim që është po vet ai që vjedh të dhënat e 680 mijë punonjësve dhe i nxjerr ato në treg”, shkruan Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI