Flash

Policia boshnjake bastis zyrat e partive serbe

Lapsi.al 23 December 2021
Policia boshnjake bastis zyrat e partive serbe

Policia boshnjake të mërkurën e bastisi selinë qendrore të Partisë Popullore Serbe si masë kundër prirjeve separatiste nga disa nga udhëheqësit serbë të Bosnjës.

Forcat e Agjencisë së Hetimeve dhe Mbrojtjes e kryen operacionin në qytetin e Banja Lukës, kryeqytet administrativ e Republikës Serbe, shkruan Anadolu, përcjell Gazeta Express.

Operacioni erdhi pasi prokurorët në Bosnjë e Hercegovinë të hënën nisën një hetim për disa politikanë të Republikës Serbe, disa javë pasi ligjvënësit serbë kërcënuan me largim nga institucionet boshnjake, nëse qeveria nuk i zgjidh sfidat politike të vendit.

Pas bastisjes së selisë qendrore të Partisë Popullore Serbe, forcat e sigurisë e bastisën edhe selinë qendrore të Lëvizjes Demokratike Kombëtare për të kërkuar dokumente si pjesë e hetimeve për sulm ndaj rendit kushtetues, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Të hënën, prokurorët thanë se kanë nisur hetim për deklaratat provokuese të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, më 11 dhjetor, i cili ligjvënësve të Republikës Serbe u tha se ndarja e Bosnjës e Hercegovinës është e pashmangshme, nëse “ne s’mund t’i tejkalojmë situatat e vështira në të cilat jemi”.

Pasi ligjvënësit serbë bënë plane për të krijuar ligje dhe procedura të ndara qeveritare, ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe delegacioni i Bashkimit Evropian e kritikuan ashpër këtë lëvizje dhe i bënë thirrje kuvendit serb që të heqë dorë nga vendimet e tij. /Express

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI