Flash

Përjashtoi mundësinë që sistemi është hakeruar/ Rama: Pagat kanë dalë nga dora e njeriut

Lapsi.al 23 December 2021
Përjashtoi mundësinë që sistemi është hakeruar/

Pas publikimit të mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve, kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për mediat. Kryeqeveritari përjashtoi mundësinë që sistemi me të dhënat personale dhe pagat e mbi 600 personave të jetë hakëruar. Në të njëjtën kohë, Rama hodhi dyshime të forta se pagat kanë dalë nga dora e njeriut. Në një konferencë nga Kryeministria, ai tha se është shumë e lartë mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal të sistemit, duke qenë se nuk lë gjurmë.

“Mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal të sistemit përmes veprimeve mekanike është shumë e lartë, duke qenë se nuk lë gjurmë. Këtu kemi të bëjmë me faktorin njerëzor. Duke qenë se sistemi është relativisht i vjetër, atëherë ky ekspozim është më i lartë. AKSHI sot ka hyrë në një fazë të re, duke filluar të përdorët një teknologji shumë më të avancuar, që e bën krejtësisht të pamundur çdo lloj veprimi, edhe manual, mbi sistemin, pasi jo vetëm çdo veprim digjital lë gjurmë, por edhe çdo futje e çdo personi në sistem është e regjistruar. Çdo lloj lëvizje e mausit, miut digjital, është e regjistruar, dhe çdo lloj tërheqje të dhënash është e pamundur”, tha Rama.

Të këshilluara

Policia boshnjake bastis zyrat e partive serbe

Policia boshnjake të mërkurën e bastisi selinë qendrore të Partisë Popullore Serbe si masë kundër prirjeve separatiste nga disa nga udhëheqësit serbë të Bosnjës...

11:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI