Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

James Franco rrëfen varësinë ndaj seksit

Lapsi.al 23 December 2021
James Franco rrëfen varësinë ndaj seksit

James Franco ka pranuar se ka fjetur me studente të një shkolle aktrimi që ai ka drejtuar më parë. Ai rrëfeu periudhën kur ka qenë i varur nga seksi dhe është përpjekur ta përmirësojë sjelljen e tij vitet e fundit.

Në fragmente nga The Jess Cagle Podcast të bëra publike të mërkurën, Franco, 43 vjeç, tha se ndërsa jepte mësim, ai "flinte me studentet dhe kjo ishte e gabuar". Ai tha se nuk e kishte filluar shkollën për të joshur gratë për qëllime seksuale.

Katër vjet më parë Los Angeles Times raportoi se pesë gra e kishin akuzuar Franco-n për sjellje që ato e konsideronin të papërshtatshme.

Më vonë, në tetor të 2019-ës, dy vajza ngritën një padi civile kundër aktorit, duke e akuzuar atë për shfrytëzimin e aktorëve në shkollën e tij dhe për mashtrimin e grave të reja për të xhiruar skena seksuale.

Franko tha se kishte të zhvilluar një varësi ndaj seksit pasi u shkëput nga varësia ndaj alkoolit që zhvilloi në një moshë të re.

Aktori ra dakord këtë vit të paguante 2.2 milionë dollarë për të zgjidhur padinë civile të vitit 2019-ës, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatën e lartë të Los Anxhelosit.

"Unë nuk doja t'i lëndoja njerëzit," është shprehur ai.

Të këshilluara

Sa kanë ndryshuar yjet e Disney-t

Të gjithë jemi rritur me “sitcom” e Disney-t dhe aventurat e serialeve tona të preferuar. Nëse zemra juaj ende rreh për “sitcom-et” e famshme dhe aktorët pro...

12:07

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI