Flash

Plagosi një 31 vjeçar, vihet në pranga autori në Fier

Lapsi.al 22 December 2021
Plagosi një 31 vjeçar, vihet në pranga autori në Fier

Një plagosje me biçak ka ndodhur sot në Fier. Në pranga ka rënë një 50 vjeçar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin E. H., 50 vjeç, banues në Fier, pasi në fshatin Shtyllas, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (biçak) shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtyllas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Murris Kozare, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij“, thotë policia.

Një 6 vjeçar në fshatin Çermë Sektor është përplasur nga një makinë, ndërsa shoferi është vënë nën hetim.

*Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u proceduan penalisht shtetasit: M. L., 62 vjeç, banues në Çermë Shkumbin, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në fshatin Çermë Sektor ka aksidentuar një fëmijë të mitur 6 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën”.

Në Vlorë janë proceduar penalisht 2 persona, për ndërtim të paligjshëm.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin F. R., 63 vjeç, banues në Vlorë, sepse është konstatuar duke ndërtuar një kat shtesë në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente. Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë u procedua penalisht për të njejtën vepër penale shtetasja G. N., 51 vjeçe, banuese në Dhërmi, Himarë, sepse është konstatuar se ka kryer ndërtime në pronën e saj në Dhërmi, Himarë, pa lejen e organeve kompetente”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Dy mjete aksidentohen në Durrës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Në Fllakë Durrës, policia bën me dije 2 makina janë përplasur me njëra tjetrën. “Rreth orës 11:15, në Fllakë ...

11:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI