Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorshin e parë të mandatit të tretë. Mbledhja ka nisur që prej orën 09:30, pa praninë e mediave dhe po zhvillohet në ‘Vila 30’. Analiza e punës së qeverisë vjen një ditë pas Samitit të “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku u nënshkruan edhe 5 marrëveshje.
Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit mori mandatin e tretë radhazi, me 74 deputetë në Parlament.