Flash

Vuçiç në Tiranë: Duam që ta shihni Serbinë si një shtëpi të dytë

Lapsi.al 21 December 2021
Vuçiç në Tiranë: Duam që ta shihni Serbinë si

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë me dije se nisma do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, serbë dhe maqedonas.

Sipas tij me marrëveshjet e nënshkruara sot, do të rritet më shumë mundësia që turistë serbë dhe maqedonas të vizitojnë plazhet e bukura shqiptare dhe anasjelltas.

Nga Tirana Vuçic ka theksuar se Serbinë, shqiptarët dhe maqedonasit ta shikojnë si shtëpinë e tyre të dytë.

Dëshiroj të them që jam i lumtur për marrëveshjet e arritura sot, pasi është kurorëzimi i një punë prej 2 vitesh e gjysmë, por që nuk kishim arritur të hiqnin burokracitë, por falë këmbënguljes tashmë është bërë realitet dhe qytetarët të shikojnë përfitojnë nga kjo. Kur erdha në Shqipëri e pash kryeministrit se ju kundërvunë për këtë iniciative, për ata që thonë se unë e dua Serbinë e madhe apo anasjelltas kjo s’ka të bëjë me asgjë nga këto, pasi janë diskutime që lidhen me të shkuarën. Ne duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe këto gjera që ne kemi bërë për fermerët dhe për bujqësinë, kemi bërë që shumë turistë nga Shqipëria dhe nga Maqedonia të vijnë në Serbi dhe anasjelltas që qytetarët serbë të vijnë në plazhet e bukura shqiptare dhe liqenet e Maqedoninë. Në emër të qytetarëve serb dëshiroj që të shpreh mirënjohjen time dhe që Serbinë ta shikojnë si shtëpinë tuaj, dhe ne duhet të ndihemi kështu në Tiranë dhe në Shkurt. Heqja e barrierave jo tarifore dhe më pas ato tarifore”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë Vuçiç nga Tirana a përsëritur dhe thirrjen për tre vendet e tjera që të bëhen pjesë e kësaj nisme si një mundësi që të rritet numri i turistëve vendas në rajon.

“ Dua të falënderoj dhe Zoran Zaev që ka bërë shumë. Ne kemi rënë dakord që në çdo konferencë për shtyp ne të theksojmë ftesën që ne kemi për Prishtinën, Sarajevën dhe Podgoricën, ne dëshirojmë që këto tre kryeqytetet të bëhen pjesë e nismës sonë. Si të kemi më shumë turistë për vende tonë”, është shprehur ndër të tjera Vuçiç

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI