Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sërish akuza për Wanda Nara

Lapsi.al 21 December 2021
Sërish akuza për Wanda Nara

Nuk ka paqe për Wanda Narën. Pas skandalit të China Suarez dhe lajmit për denoncimin për pastrim parash, telashet e reja shtohen në familjen Icardi.

Sipas asaj që raportojnë mediat argjentinase, bashkëshortja e sulmuesit të PSG-së ka marrë një ankesë të re, këtë herë nga një ish-punonjëse. Siç tregohet në “America TV”, pas shkarkimit Analía Albarado nisi një proces gjyqësor kundër ish-punëdhënëses Wanda Nara: akuzat janë “punë e paligjshme, nënshtrim, ngacmim, dëm moral, përndjekje”. Gruaja tregoi disa histori të pabesueshme rreth Wandës dhe marrëdhënies së saj me të dy burrat.

“Kam filluar të punoj me Wandën kur ndahej nga Maxi Lopez, në dhjetor të 2017-s,– tha ish-punonjësja,-aty kam qenë edhe kur ajo u martua me Mauron, dhe me ta shkova në Itali. Më dukej një dasmë horror. Kisha frikë sepse ndodhën gjëra që nuk e imagjinoja kurrë se do t’i shihja në jetën time.”

Gruaja, e cila ishte e punësuar si shërbëtore dhe dado për fëmijët, nisi gjyqin për tre milionë pesos, rreth 128 mijë euro. Në atë kohë, Wanda dyshohet se ka bërë kërkesa shumë të ashpra për lëvizjet e Maxi López:

“Më duhej t’ju informoja për të gjitha hapat e zotit Maxi López”, tha drejtuesi i programit televiziv “Intruders”, Gonzalo Vázquez, duke cituar ankesën e dados.

“Ata u sollën keq me mua dhe partnerin tim – sqaroi gruaja – Ata donin që ne të flisnim keq për Maksin. Ata donin ta futnin në burg, që të mos i shihte më fëmijët e tij…”.

Wanda nuk ka reaguar ende.

Të këshilluara

Elon Musk ka pohuar se do të paguaj taksat

Elon Musk ka pohuar se do të paguajë më shumë se 11 miliardë dollarë taksa këtë vit, pasi senatorja amerikane Elizabeth Warren e akuzoi atë se po përfitonte pa ...

16:05

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI