Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Një fundvit me pasoja për Chris Noth

Lapsi.al 21 December 2021
Një fundvit me pasoja për Chris Noth

Një marrëveshje për blerjen e markës së tekilës së aktorit të “Sex and the City”, Chris Noth, është anuluar pas akuzave për abuzim seksual kundrejt aktorit, të cilat u shfaqën këtë muaj.

Katër gra janë paraqitur me akuza kundër Noth-it, i cili luajti si zotin “Big” në shfaqjen televizive.

Noth i ka mohuar akuzat, një përfaqësues i aktorit i tha PEOPLE të Premten, “ai nuk e ka bërë dhe as nuk do ta bënte kurrë “.

Sipas “New York Post:, marka e tekilës së Noth-it e quajtur “Ambhar” ishte në rrugën e saj për t’u blerë për 12 milionë dollarë nga kompania e pijeve, “Entertainment Arts Research”.

Në një deklaratë për “Post”, shefi ekzekutiv Bernard Rubin tha, “Ne menduam se do të ishte në interesin tonë më të mirë të tërhiqemi nga transaksioni.”

“The Post” shtoi se të premten, se vetëm një ditë pasi u bënë publike akuzat e para, Rubin e telefonoi Nothin për ta informuar se marrëveshja ishte e mbyllur.

“Do të kishte qenë katastrofike për ne,” tha Rubin për Post.

Marrëveshja mes Noth dhe “Entertainment Arts Research” u bë fillimisht në gusht dhe pritej të finalizohej këtë javë.

Një përfaqësues i Noth-it i thotë PEOPLE: “Asnjë marrëveshje përfundimtare nuk është nënshkruar kurrë.”

Të këshilluara

Sërish akuza për Wanda Nara

Nuk ka paqe për Wanda Narën. Pas skandalit të China Suarez dhe lajmit për denoncimin për pastrim parash, telashet e reja shtohen në familjen Icardi. Sipas asaj...

09:44

Elon Musk ka pohuar se do të paguaj taksat

Elon Musk ka pohuar se do të paguajë më shumë se 11 miliardë dollarë taksa këtë vit, pasi senatorja amerikane Elizabeth Warren e akuzoi atë se po përfitonte pa ...

16:05

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI