Flash

Ndahet nga jeta aktorja Sayaka Kanda

Lapsi.al 21 December 2021
Ndahet nga jeta aktorja Sayaka Kanda

Aktorja japoneze e cila ishte zëri i Anna-s në versionin japonez të “Frozen” ka vdekur pasi ra nga dhoma e saj e hotelit.

Sayaka Kanda, 35 vjeç, u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte. Ajo u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët, sipas raportimeve të mediave lokale.

Kanda, e cila ishte zëri i Princeshës Anna në versionin japonez të filmit të animuar të Walt Disney të vitit 2013 “Frozen”, ishte vajza e aktorit japonez, Masaki Kanda, 70 vjeç dhe këngëtares, Seiko Matsuda, 59 vjeç, shkruan DailyMail. Megjithëse, aktorja ishte në një provë të premten, ajo nuk u shfaq për një performancë në muzikalin “My Fair Lady” në një teatër në Sapporo, kryeqyteti i ishullit malor verior japonez të Hokkaido, të shtunën pasdite. “Na vjen shumë keq që u japim një raport të tillë të gjithë fansave që na mbështetën dhe të gjithë njerëzve që u kujdesën për ne.Ne ende nuk jemi në gjendje ta pranojmë vdekjen e saj dhe po përpiqemi ta përballojmë atë”, thanë në një deklaratë agjencia e akotres.

Ndërkohë, hetuesit e policisë po vazhdojnë të hetojnë nëse Kanda bëri vetëvrasje ose nëse vdekja e saj ishte rezultat i një aksidenti tragjik.

Të këshilluara

Një fundvit me pasoja për Chris Noth

Një marrëveshje për blerjen e markës së tekilës së aktorit të “Sex and the City”, Chris Noth, është anuluar pas akuzave për abuzim seksual kundrejt aktorit, të ...

10:43

Sërish akuza për Wanda Nara

Nuk ka paqe për Wanda Narën. Pas skandalit të China Suarez dhe lajmit për denoncimin për pastrim parash, telashet e reja shtohen në familjen Icardi. Sipas asaj...

09:44

Elon Musk ka pohuar se do të paguaj taksat

Elon Musk ka pohuar se do të paguajë më shumë se 11 miliardë dollarë taksa këtë vit, pasi senatorja amerikane Elizabeth Warren e akuzoi atë se po përfitonte pa ...

16:05

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI