Flash

“Kalojmë te tregu i përbashkët”/ Rama: 2022-shi është fillimi i epokës pa stres dhe dhimbje koke

Lapsi.al 21 December 2021
“Kalojmë te tregu i përbashkët”/ Rama: 2022-shi

Kryeministri Edi Rama ka pritur presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Pallatin e Brigadave në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Në fjalën e tij, kryeqeveritari Rama deklaroi se viti 2022 do të jetë një vit krej ndryshe për biznesin dhe qytetarët e rajonit tonë. Rama thotë se fermerët, eksportuesit dhe importuesit nuk do të presin më nëpër kufij, pasi do të ketë shumë lehtësira për lëvizjen e tyre në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Me heqjen e kufijve mes tre vendeve, Edi Rama tha se nuk do të ketë më stres dhe dhimbje koke.

“Ne po nënshkruajmë sot marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë e Serbisë, duke shënuar një hap përpara në lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Në fushën e lëvizjes së njerëzve ne sot nënshkruajmë marrëveshjen trepalëshe, duke bërë që qytetarët tanë të lejohen të qëndrojnë në vendet tona. Ne flasim për gjëra konkrete dhe po marrim hapa konkrete përpara për të liberalizuar tregjet tona të punës.  Na duhet ta hapim rajonin. Në fushën e lirisë së lëvizjes së shërbimeve sot kemi bërë një hap të parë, duke përmirësuar ndërlidhjen, që do të thotë hapja e rrugës së shërbimeve elektronike për qytetarët tanë. Ka edhe një gamë të gjerë shërbimesh, ku ne duhet të bashkëpunojmë. Duhet të ecim përpara drejt njohjes së ndërsjellë të operatorëve turistikë. Duhet të thellojmë bashkëpunimin për lëvizjen e lirë kapitale. Duhet të bëjmë ndryshime të mëtejshme të mendësisë për të kaluar nga klisheja e konkurrencës, te një treg i përbashkët.

I kemi kërkuar BE që të eksplorojë bashkë me ne në disa fusha kyçe, ku ne të kemi qasje në novacion, kërkim, bujqësi, tregti, shërbime elektronike. Kemi ftuar në Samitin në Tiranë rektorë dhe dekanë të Universitetit të Bujqësisë të vendeve tona, që ata të krijojnë lidhje dhe bashkëpunim. Duhet të nisim një rrjet të ekspertëve të nivelit të lartë, për realizimin e marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur dhe kërkoj që ky rrjet të mbështetet nga partnerët. Dua të theksoj se çfarë është pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme. Ballkani i Hapur shërben për të injektuar dinamizëm në bashkëpunimin rajonal, qoftë mes nesh, apo të gjashtëve, në kuadër të tregut të përbashkët. Ky bashkëpunim është dypalësh ose trepalësh dhe synimi është zbatimi i shpejtë i lirive të tregut, që vendet tona të bashkohen me tregun e përbashkët të BE. Sot, nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft gatishmëri, shërbejnë për të përçuar mesazh shumë konkret te njerëzit, sidomos te fermerët, eksportuesit, importuesit, të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Mesazhi është që me këto marrëveshje, 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e diçkaje krejt të ndryshme për ta, kur vjen fjala e shkuarjes nga pika A, te pika D, dhe për të kaluar nëpër kufij të ndryshëm. Bazuar në atë që do të bëjmë, shumë shpejt në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke e stres të pritjes në kufij. Gjithçka do të ecë mirë. Kjo ndërlidhje jo vetëm do të jetë për subjekte që tashmë operojnë, por edhe për të tjerë. Kjo hapësirë do të jetë edhe më dinamike… qarkullimi i mallrave i njerëzve është tashmë praktikë. I falënderoj Aleksandrin dhe Zaron dhe të tjerët që i janë bashkuar sot kësaj tryeze”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI