Flash

John Mulaney dhe Olivia Munn bëhen prindër

Lapsi.al 21 December 2021
John Mulaney dhe Olivia Munn bëhen prindër

Dyshja e njohur e showbiz-it John Mulaney dhe Olivia Munn kanë mirëpritur fshehurazi fëmijën e tyre muajin e kaluar dhe sipas burimeve aktorja Munn lindi një djalë në Los Angeles më 24 nëntor. Ky është fëmija i parë për aktorin Mulaney dhe Munn të cilët filluan të takoheshin në fillim të këtij viti.

Para se të lindte, aktorja pranoi se ajo dhe komediani kishin “frikë” nga të qënit prindër. Në shtator, Munn tha për ‘PEOPLE’ se ishte me të vërtetë e emocionuar për faktin se do të bëhej nënë.Miqtë e mi më kanë dhënë disa këshilla të shkëlqyera. Ajo që më ka ndihmuar më shumë është kur miqtë më thonë të mos e krahasoj veten me gratë e tjera shtatzëna. Mund të jetë e vështirë pasi trupi ndryshon dhe ju ndiheni ndryshe.

Çifti duket se ka vendosur ta mbajnë dhe për disa kohë të fshehtë foshnjën e tyre. Munn ndërkaq njihet për dashurinë e madhe që ajo ka ndaj kafshëve. Në një postim të fundit në Instagram me dy qentë e saj ajo shkroi: E entuziazmuar që po bashkëpunoj me @Petco për të përhapur fjalën për rëndësinë e shëndetit mendor të kafshëve shtëpiake! Rutinat tona po ndryshojnë dhe kafshët tona shtëpiake kanë nevojë për ne. Mora seminarin falas të Petco-s për të ndihmuar në përgatitjen e të vegjëlve të mi për këto ndryshime dhe për të inkurajuar të gjithë prindërit e kafshëve shtëpiake që të bëjnë të njëjtën gjë. ‘Frankie & Chance’ më kanë ndihmuar të kaloj kohë të vështira dhe tani po bëj të njëjtën gjë për ta. Regjistrohu tani në petco.com/mentalhealth!

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Sayaka Kanda

Aktorja japoneze e cila ishte zëri i Anna-s në versionin japonez të “Frozen” ka vdekur pasi ra nga dhoma e saj e hotelit. Sayaka Kanda, 35 vjeç, u gjet në zo...

13:28

Një fundvit me pasoja për Chris Noth

Një marrëveshje për blerjen e markës së tekilës së aktorit të “Sex and the City”, Chris Noth, është anuluar pas akuzave për abuzim seksual kundrejt aktorit, të ...

10:43

Sërish akuza për Wanda Nara

Nuk ka paqe për Wanda Narën. Pas skandalit të China Suarez dhe lajmit për denoncimin për pastrim parash, telashet e reja shtohen në familjen Icardi. Sipas asaj...

09:44

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI