Flash

Flasin yjet e "Sex and the City" në lidhje me akuzat ndaj Chris Noth

Lapsi.al 21 December 2021
Flasin yjet e "Sex and the City" në lidhje me akuzat ndaj Chris

Tre nga yjet e "Sex and the City" kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me akuzat për sulme seksuale dhe sjellje të pahijshme ndaj kolegut të tyre Chris Noth.

“Jemi thellësisht të pikëlluara kur dëgjojmë akuzat kundër Chris Noth”, thuhet në deklaratën, e postuar në Instagram dhe e nënshkruar nga Cynthia Nixon, Sarah Jessica Parker dhe Kristin Davis. “Ne mbështesim gratë që kanë dalë dhe kanë ndarë përvojat e tyre të dhimbshme. Ne e dimë se duhet të jetë një gjë shumë e vështirë për ta bërë dhe i lavdërojmë ato për këtë."

Noth u akuzua për sulme seksuale ndaj dy grave në vitin 2004 dhe 2015 në një publikim bombë nga Hollywood Reporter javën e kaluar. Një grua tjetër më pas i tha Daily Beast se ai abuzoi me të në zyrën e pasme të një restoranti në Midtown në vitin 2010.

Aktorja Zoe Lister-Jones - e cila ka punuar me Noth në "Law & Order: Criminal Intent" - gjithashtu tregoi historinë e saj të ngacmimit seksual nga ana e tij, ndërsa një aktore tjetër, Krys Marshall, mbështeti rrëfimin e Lister-Jones për sjelljen e Noth.

Noth u hoq nga seriali i CBS "The Equalizer" këtë javë pas akuzave dhe gjithashtu është hequr nga agjencia e tij, A3 Artists. Për më tepër, një marrëveshje nga marka e alkoolit Entertainment Arts Research për blerjen e linjës së tekilës Ambhar të Noth për 12 milionë dollarë, dështoi.

Noth i ka mohuar akuzat. Gruaja e tij, Tara Wilson, e cila ka dy fëmijë me aktorin, nuk po e përjeton mirë skandalin, raportoi The US Sun gjatë fundjavës.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Sayaka Kanda

Aktorja japoneze e cila ishte zëri i Anna-s në versionin japonez të “Frozen” ka vdekur pasi ra nga dhoma e saj e hotelit. Sayaka Kanda, 35 vjeç, u gjet në zo...

13:28

Një fundvit me pasoja për Chris Noth

Një marrëveshje për blerjen e markës së tekilës së aktorit të “Sex and the City”, Chris Noth, është anuluar pas akuzave për abuzim seksual kundrejt aktorit, të ...

10:43

Sërish akuza për Wanda Nara

Nuk ka paqe për Wanda Narën. Pas skandalit të China Suarez dhe lajmit për denoncimin për pastrim parash, telashet e reja shtohen në familjen Icardi. Sipas asaj...

09:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI