Flash

Rama flet për skemën e ndihmës ekonomike: Shteti i merr në mbrojtje fëmijët atyre që humbin jetën në krye të detyrës

Lapsi.al 20 December 2021
Rama flet për skemën e ndihmës ekonomike: Shteti i merr në

Kryeministri Edi Rama foli lidhur me ligjin e ri që pritet të fillojë zbatimin nga janari 2021 për Statutin ‘fëmijë në mbrojtje të Republikës”. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë është shprehur se duke filluar nga janari, tashmë do të kemi dyfishim të mbështetjes së trajtimit financiar për disa kategori. Rama ka bërë me dije se pjesë e këtij statusi do të jenë fëmijët e mjekëve të rënë në krye të detyrës në kohën e pandemisë dhe të gjithë fëmijët e tjerë të personave që kanë humbur jetën në detyra për ndihmë në rastet e fatkeqësive natyrore.

Kryeqeveritari sqaroi se statusi përfitohet deri në 18 vjeç, por shtyhet deri në 25 vjeç kur ndjek arsimin e lartë. Ndërkohë, mbrojtja bëhet në masën 100% kur personi që ka humbur jetën ka 1 fëmijë, në masën 70% kur ka 2 fëmijë, në masën 50% kur ka 3 fëmijë, në masën 40 kur ka 4 fëmijë.

"Duke nisur nga janari, të gjitha nënat me 3 ose më shumë fëmijë në skemën e ndihmës ekonomike do të përfitojnë dyfishin, ashtu sikundër do të përfitojnë edhe vajzat e gratë e dhunuara apo trafikuara, të gjitha nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe po ashtu jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Por këtyre sot u shtohet dhe një kategori tjetër përmes nismës së re ligjore për statusin fëmijë nën kujdesin e republikës, një nismë që reflekton një vizion që mishëron një ambicie dhe që faktikisht materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice qeverisëse në raport me ata që ndihen më të dobët sepse u përkasin kategorive më vulnerabël.

Me votën e sotme, Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijët apo personat nën kujdestari të dëshmorit të atdheut, mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën si rezultat i pandemisë në krye të detyrës, të personave që kanë humbur jetën në përpjekje për të mbrojtur pronën publike dhe të atyre që kanë humbur duke mbrojtur jetën e personave të tjerë. Nëpërmjet kësaj nisme që sot kthehet në ligj, shteti merr në mbrojtje dh përkujdesje të vecantë të gjithë fëmijët e të gjithë këtyre kategorie prindërish për t;iu lehtësuar përballimin e një vijimësie jete në kushtet e humbjes së prindit apo kujdestarit ligjor. Statusi fëmijë në kujdesin e republikës përfitohet deri në moshën 18 vjeç por siguron kujdes material deri në 25 vjec nëse vijon shkollimin e lartë", tha Rama. 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI