Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Fansat të zhgënjyer nga linja e re e Cardi B

Lapsi.al 20 December 2021
Fansat të zhgënjyer nga linja e re e Cardi B

Pas një proteste në rrjetet sociale nga fansat e Cardi B, të cilët u zemëruan nga vonesat e vazhdueshme me lançimin e linjës së saj të kukullave, reperja e famshme ka njoftuar se linja nuk do të dalë në treg.

Një përfaqësues i Cardi B tha se arsyeja është vonesa e prodhimit dhe transportit e shkaktuar nga COVID, si dhe nga shqetësimet e vetë artistes për cilësinë e produktit, thuhet në raportin e publikuar nga “TMZ”.

Fansat, që shpenzuan 35 dollarë për një kukull, kritikuan prodhuesin, markën e kukullave të modës “Real Woman Are”, dhe thanë se ndiheshin të mashtruar.

“Cardi duhet ta kontrollosh këtë kompani, sepse ky është një mashtrim i qartë. Shiko sa shumë njerëz mbetën pa kukullën e tyre”, shkroi në rrjetet sociale të reperes një ndjekës. “Kjo kompani nuk përgjigjet më as në email.”

Reperja e famshme njoftoi me gëzim hedhjen në treg të kukullave për 118 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” në mars, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Frymëzuar nga unë. Krijuar nga unë. Dizenjuar nga unë,” shkroi Cardi B. “Kjo do të thotë shumë!!”

“Real Woman Are” filloi të marrë paraporosi për kukullat pas njoftimit.

Pas vonesave, kompania njoftoi se do të fillonte t’i dërgonte kukullat në tetor. Por kur dërgesat nuk u realizuan, fansat e shqetësuar dhe klientët e zemëruar kërkuan përgjigje në mediat sociale.

“Asnjë kukull nuk është dërguar tek asnjë klient dhe ata vazhdojnë të shesin më shumë pa dhënë ndonjë përditësim për grupin e parë të porosive… ata madje çaktivizuan komentet në postimin e fundit në mënyrë që të mashtrojnë më shumë njerëz për të blerë… të gjithëve na u tha fillimisht se ne do t’i merrnim kukullat në korrik, pastaj në shtator, tani nuk kemi fare asnjë të dhënë!”

Sipas “TMZ”, Cardi B i kërkoi kompanisë që të japë rimbursime për klientët menjëherë nëse nuk e ka bërë tashmë.

Përfaqësuesit e reperes dhe kompanisë së prodhimit nuk kanë reaguar publikisht.

Të këshilluara

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Aktorja e njohur Olivia Munn dhe komediani John Mulaney mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku. Një burim i afërt me ciftin ka treguar për revistën "Peo...

10:46

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI