Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Elon Musk ka pohuar se do të paguaj taksat

Lapsi.al 20 December 2021
Elon Musk ka pohuar se do të paguaj taksat

Elon Musk ka pohuar se do të paguajë më shumë se 11 miliardë dollarë taksa këtë vit, pasi senatorja amerikane Elizabeth Warren e akuzoi atë se po përfitonte pa kthyer asgjë mbrapsht.

CEO i Tesla-s, 50 vjeç, pretendoi në Tëitter se do të paguante miliarda dollarë taksa këtë vit pas një mosmarrëveshjeje me Senatoren e Massachusetts.

“Për ata që pyesin, unë do të paguaj mbi 11 miliardë dollarë taksa këtë vit”, shkroi Musk.

Ai mund të përballet me një faturë tatimore prej më shumë se 10 miliardë dollarë në vitin 2021, e cila mund të jetë pagesa më e madhe individuale për Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme, sipas llogaritjeve nga “Bloomberg News”.

E gjithë kjo vjen mes pretendimeve se Musk nuk pagoi asgjë në taksat federale të të ardhurave në vitin 2018 dhe më pak se 70,000 dollarë në vitin 2015 dhe 2017, ndërsa Warren e quajti Musk ‘përfituesi më i pasur në botë’ mes një debate mbi taksat e miliarderit. Musk iu përgjigj kritikave të saj duke thënë se do të paguajë më shumë taksa se çdo amerikan në histori këtë vit.

Musk është aktualisht njeriu më i pasur në botë me një pasuri neto prej 265.4 miliardë dollarë, që nga e hëna e kaluar, i ndjekur nga afër nga Jeff Bezos i Amazon. Kompania e tij Tesla vlen rreth 1 trilion dollarë dhe gjatë javëve të fundit, Musk ka shitur rreth 14 miliardë dollarë aksione të Tesla-s.

Lufta e fjalëve mes Musk dhe Warren filloi pasi u publikua lajmi se Musk u emërua personi i vitit nga revista Time. Warren shkroi në TWitter të hënën e kaluar:

‘Le të ndryshojmë kodin e manipuluar të taksave në mënyrë që Personi i Vitit të paguajë taksat dhe të ndalojë përfitimin nga gjithë të tjerët’.

Të këshilluara

Alec Baldwin ndalohet nga policia

Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria u ndaluan nga policia në Hamptons të shtunën, vetëm dy ditë pasi u lëshua një urdhër kërkimi për telefonin e tij celular. ...

12:28

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI