Flash

Basha: Drejtësia e re ka dhënë garanci për "Trekëndëshin e Bermudës”

Lapsi.al 20 December 2021
Basha: Drejtësia e re ka dhënë garanci për

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur për çështjen e inceneratorëve në Parlament. Edhe pse e cilëson si dritë shpresë arrestimin e Lefter Kokës, kryeopozitari thotë se persona në 'drejtësi e re' kanë dhënë garanci që askush nga Rama, Berisha dhe Meta të mos preken. Basha tha se kryeministri Edi Rama që pretendon se do të mbrojë fëmijët nga ana tjetër vjedh 400 milionë euro.

“Kur shikon rendin e ditës, thua lum si ne, por kur dëgjon se cfarë ndodh cdo ditë në këtë vend dhe shikon që 400 mln euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grup me në krye parafolësin (Edi Rama) atëherë kupton sesa hipokrite është kjo. Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur një krizë shumë planëshe, e para ekonomike e barkut bosh, e një cdo dy familje shqiptare. E humbjes shqiptare, të nëntë në cdo 10 dhjetë të rinj që duan të largohen. Prej masakrës zgjedhore të 25 Prillit përmasat e kësaj krize janë bërë më të mëdha. Nga njëra anë arrestimi i ndryshimit dhe nga ana tjetër interesa e një kaste të vjetër dhe një tjetër trekëndëshi, të Bermudës, po bëjnë gjithçka, jo vetëm të mos frenojnë, por ta zbrazin Shqipërinë dhe ta heshtin nga cdo zë që u bën opozitë planeve të tyre për ta bërë Shqipërinë në çifligun e tyre. Në Shqipërinë e tyre ka vend për tre inceneratorë për të djegur plehrat e Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Në Shqipërinë e tyre ndahen qindra miliona euro për oligarkët ndërtohen tunele, porte dhe aeroporte. Blihen mediat, por nuk ka vend, as për shqiptarët e ndershëm dhe as për fëmijët e tyre” tha Basha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI