Flash

Bardhi lexon emrat e delegatëve të Kuvendit të 18 Dhjetorit

Lapsi.al 20 December 2021
Bardhi lexon emrat e delegatëve të Kuvendit të 18 Dhjetorit

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi emrat e delegatëve që ishin pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, së thirrur nga Lulzim Basha që u zhvillua në datë 18 Dhjetor.

“Standardi ynë ka qenë dhe është transparenca” tha Bardhi duke vijuar më pas me leximin e 5004 delegatëve që morën pjesë të shtunën duke rrëzuar Kuvendin e Sali Berishës 7 ditë më parë dhe votuar ndryshimet në statutin e ri, që përjashton Sali Berishën nga strukturat drejtuese për shkak të shpalljes non grata.

Ai kishte një mesazh për demokratët, që sipas tij kanë vetëm një zgjidhje, ose të pranojnë vendimet e partisë ose të qëndrojnë jashtë saj.  “Shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë qenë prezentë duke konfirmuar shumicën dërrmuese të anëtarëve të kryesisë dhe këshillit kombëtar. Apeli im është një dhe vetëm një; të përqendrojmë të gjithë bashkë energjitë në luftën ndaj Edi Ramës. Tollovia e krijuar këto muaj nuk i intereson PD-së. Ka folur kryesia, këshilli dhe kuvendi i PD-së prandaj secili ka detyrimin për t’ju bindur institucioneve të partisë.

Në momentin që dikush del jashtë institucionit nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ditët që u mbyllën formularët në kasafortë e Palokës, juve ju premtua procesi i leximit të emrave nëse firmat ishin të falsifikuara dhe prezantimi i cdo pjesëmarrësi dhe kjo nuk ndodhi” tha ai duke shtuar se në total janë 7646 anëtarë të kuvendit kombëtar të PD-së.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI