Flash

"5004 delegatë në Kuvend, ku ishin?"/ Bardhi: Njësoj si të numërosh yjet

Lapsi.al 20 December 2021
"5004 delegatë në Kuvend, ku ishin?"/ Bardhi: Njësoj si

Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është përgjigjur gazetarit që numëroi karriget në sallën e Pallatit Kongreseve në Kuvendin e 18 dhjetorit, i cili i tha se në sallë ishin 1 958 karrige, ndërsa e pyeti se ku ishin 3 446 delegatët. Bardhi deklaroi përballë gazetarëve se numërimi i karrigeve në sallën e Pallatit të Kongreseve është njësoj si të numërohen yjet.

"I numëruat ju? Se numëruat vetëm karriget. Përveç personave të ulur ka pasur edhe persona në këmbë. Ka pasur delegatë edhe në ambientet e tjera. Po e përsëris, unë dhe ti nuk kemi për detyrë të numërojmë karriget, kemi për detyrë të bëjmë transparencë. Keni pasur aksesin e plotë për ta bërë këtë. Të gjithë votuan me votë, unë nuk i kam vënë GPS nga pas anëtarëve të Kuvendit. Keni bërë shumë mirë që i keni numëruar karriget, po është njësoj si të numëroni yjet. Po nuk kishit pse i numëronit, sillnit kamerat dhe shikonit e numëronit ata që u regjistruan", tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI