Flash

Basha reagon një ditë pas Kuvendit: Zgjodhëm të ardhmen

Lapsi.al 19 December 2021
Basha reagon një ditë pas Kuvendit: Zgjodhëm të ardhmen

Një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, ku u morën disa vendime, një prej tyre përjashtimi i Berishës nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar Demokrat, kreu i PD Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në rrjete sociale, ku shkruan se kanë zgjedhur të ardhmen.

“Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!

Ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm, i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi. Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës të shqiptarëve dhe pa asnjë diskutim na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor. Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj me shumë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen? PO“, thotë Basha.

Në Kuvend Basha tha se morën pjesë 5004 delegatëve emrat  e të cilëve tha se do t’i bëjë publikë sot. Të pranishmit votuan përmes ngritjes së kartonëve jeshilë, duke miratuar një rezolutë e cila nuk njeh mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nga Sali Berisha në 11 dhjetor. Po ashtu, u votua edhe një akt tjetër, i cili lë jashtë forumeve të partisë personat e lidhur me komunizmin dhe ata të shpallur non grata nga SHBA. Ky dokument u bë posaçërisht për Berishën, duke e përjashtuar kështu nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar Demokrat, forume ku Berisha ishte anëtar për shkak të detyrës si ish kryeministër.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI