Flash

Kadilli i drejtohet Bashës në Kuvend: Je humbës, largohu që tani

Lapsi.al 18 December 2021
Kadilli i drejtohet Bashës në Kuvend: Je humbës, largohu që

Njësoj si në Kuvendin e 11 dhjetorit, edhe tek Kuvendi i sotëm i 18 dhjetorit, demokrati Fatbardh Kadilli është shprehur haptaz kundër Bashës. Kadilli deklaroi nga Kuvendi Kombëtar i PD se partia ndodhet në prag të ndarjes dhe se ka vetëm një mundësi që kjo të shmanget, të dorëhiqet Lulzim Basha dhe të mos kandidojë më për kreun e PD Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kuvendin e PD, Kadilli ia tha në sy Bashës së është një lider që nuk njeh asgjë tjetër përveç humbjes.

"Ju keni një kohë jo të vogël që gëlltisni gënjeshtra, iluzione. Iluzioni i parë se kriza nisi më 9 shtator. I keni harruar të gjitha ditët, muajt javët, betejat për të cilat konflikti ishte brenda. Lëvizja e Sali Berishës ndezi vetëm fitilin. Nëse duhet një datë për ngjarjen që e bëri krizën 4e PD të pashmangshme është data 26 prill, kur Lulzim Basha vendosi të mos japë dorëheqjen, por shpalli se do të vazhdojë të jetë në krye të PD”, tha Kadilli.

Të këshilluara

Pas Kuvendit Kombëtar, PD mbledh Kryesinë

Pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë pasditen e kësaj të shtune. Mbledhja e Kryesisë së PD do to të nisë në orën 19.30. ...

17:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI