Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Beyonce mund të rikthehet me një album solo

Lapsi.al 18 December 2021
Beyonce mund të rikthehet me një album solo

Asnjë superyll muzike nuk i bën lëvizjet kaq në fshehtësi sa Beyonce. Por njëkohësisht, asnjë grup fansash nuk tregohet kaq vigjilent kundrejt idhullit të tyre sa fansat e Queen B.

Interneti u zgjua këtë mëngjes me lajmin që këngëtarja do të rikthehet me një album të ri në fillimin e 2022.

Provat? Ndoshta nuk janë të shumta dhe mund të duken si rastësi, por kur bëhet fjalë për Bey, kjo duhet të jetë e vetmja gjë që kemi derisa të publikojë qetësisht albumin e saj të ri.

Iu bashkua Tik Tok

Siç u anoncua në Twitter-in e “Tidal”, këngëtarja i është bashkuar rrjetit social “Tik Tok”.

Është e pashmangshme tashmë që edhe këngëtarët A-List të përdorin Tik Tok si mënyrë për të promovuar këngët e tyre të reja. Kjo mund të jetë dhe strategjia e Beyonce, pavarësisht se deri tani, llogaria e saj ka të postuara 0 video.

Është koha perfekte…

Albumi i fundit i Beyonce “Lemonade” u lançua në vitin 2016, viti i fundit që Rihanna lançoi muzikë.

Ndryshe nga RiRi, Beyonce ka publikuar projekte të ndryshme që atëherë. Në 2018-ën albumi i saj ishte në bashkëpunim me bashkëshortin e saj Jay Z “Everything is love”. Ndërkohë që në vitin 2019 këndoi kolona zanore të filmave të ndryshëm.

Tashmë, është një kohë e gjatë dhe vite të tëra pa lançuar muzikë apo album solo.

Beyonce vetë tha se projekte të reja mund të vijnë së shpejti

“Me gjithë izolimin dhe padrejtësitë gjatë vitit të kaluar, mendoj se ne të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim përsëri”, tha Beyonce për “Harper’s Bazaar” në gusht. “Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e edukimit të kësaj ikje në çdo mënyrë të mundshme. Unë jam në studio për një vit e gjysmë.”

Ndërkohë që nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar, na mbetet vetëm të presim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI