Flash

"Berisha në seli?"/ Basha: S’kishte referendum, do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve

Lapsi.al 18 December 2021
"Berisha në seli?"/ Basha: S’kishte referendum, do të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e njeh referendumin e zhvilluar sot për shkarkimin e tij. Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, Basha tha se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve. Ai ka thënë se sot PD ka pasur vetëm një aktivitet dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar.

I pyetur nga gazetarët se çdo të ndodhë nëse ish-kryeministri Berisha dhe grupi i Rithemelimit mund të vijnë në seli për të lexuar rezultatet e referendumit, Basha këmbëngul se nuk ka pasur një të tillë sot.

“Nuk ka referendum, ka një PD dhe një Kuvend që sapo mori një vendim sot. Ka disa anëtarë të PD që i bëj thirrje të bashkohen vendimeve të institucioneve të PD. Partia Demokratike ka pasur një aktivitet sot, ka qenë Kuvendi i PD. Ka një PD, që ka pasur një kuvend Kombëtar, të tjerat janë përpjekje personale të një njeriu që do ti kthejë demokratët në mish për top. Ai ka vendosur interesat e tij mbi ato të demokratëve, kjo mori fund sot”, tha Basha.

Të këshilluara

Pas Kuvendit Kombëtar, PD mbledh Kryesinë

Pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë pasditen e kësaj të shtune. Mbledhja e Kryesisë së PD do to të nisë në orën 19.30. ...

17:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI