Flash

"Basha ik"/ Vokshi lexon rezultatet e votave të 44,000 delegatëve që votuan shkarkimin e Lulzim Bashës

Lapsi.al 18 December 2021
"Basha ik"/ Vokshi lexon rezultatet e votave të 44,000

Kryetarja e Komisionit Organizativ në grupin e rithemelimit të PD, Albana Vokshi ka lexuar para mediave votat e referendumit të sotëm për shkarkimin e Lulzim Bashës . Rezultati i referendumit vonoi sipas Vokshit, pasi qëndra e fundit në Shkodër është mbyllur ne orën 20:00 dhe ndaj u prit për nxjerrjen  e rezultatit përfundimtar.

"Bashkia Shkodër, në total kanë votuar 2801 demokratë, në qytet1 ‘pro’ 597, qytet 2, 824 ‘pro’, në velipojë 249 ‘pro’ , Guri  i zi 141 ‘pro’, në Dajc 38 ‘pro’, Berdicë 242 ‘pro’, Postribë 155 ‘pro’, në rrethina 452 ‘pro’, Ana e Malit 81 ‘pro’, Vau Dejës 127 ‘pro’, Vau i dejës 2 183 pro, Hajmel 95 ‘pro’, në Bushat 218 pro, Malsi e Madhe, Koplik Shkrelë 176 pro, Gru e Mir 174 pro, në Bajz 168 pro, 179 pro, në Fushë Arrëz 269 pro, në qarkun Shkodër kanë votuar 4402 votues më shumë se dyfishi që kanë dalë në 13 qershor", lexon Vokshi.

Sipas Vokshit në total kanë votuar 43 mijë e 835 demokratë pro shkarkimit.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha falënderoi 44,000 demokratët që kanë marrë pjesë në referendumin e sotëm të thirrur prej tij, për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Basha po zhvillon mbledhje me Krysinë e PD brenda në seli.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI