Flash

“Basha ik” para selisë së PD/ Berisha: Ky është ndëshkimi i merituar

Lapsi.al 18 December 2021
“Basha ik” para selisë së PD/ Berisha: Ky është

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Lideri historik i demokratëve është pritur nga mbështetës të shumtë që brohorisin për largimin e kryetarit aktual.

Sakaq, në seli ndodhet edhe Lulzim Basha, i cili ndërkohë po zhvillon mbledhje me Kryesinë.

"Një përshendetje të përzemërt për të gjithë demokratët të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik referendumin e parë të thirrur nga anëtarësia e një forcë politikë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë të Europës, ndaj dua të përulem me nderimin më të madh, para rreth 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare largimin e peng, jo Basha por Brava ik nga drejtimi përfundimtar i forcën politike, ky është ndëshkimi më i merituar që një person i denjë për detyrë, që detyrën më të lartë e shfrytëzon për pazare personale dhe trajton PD si një pronë të tij, po shkruhet një kapitull i ri, ky revolucion nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë këtë revolucion, jeni dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narko shtetit kundër këtij akti madhor", tha Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI