Flash

Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Lapsi.al 18 December 2021
Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve. 

Vullneti duhej për për të përballuar atë paradë fallciteti, ndërsa kohëzgjatja për të parë se kush do të ishin aktorët e saj.

I armatosur me këtë këmbëngulje kurioze për të vëzhguar se deri ku mund të shkojë zhbërja e dinjitetit njerëzor i pashë fjalimet një e nga një.

Shumë nga ata që u ngjitën në tribunë thoshin gjëra të vërteta, për menyrën sesi Berisha e ka sunduar me dorë të hekurt partinë, se si ai ka eleminuar kundërshtarët, madje edhe se si ua ka bërë peshqesh me metoda antidemokratike Lulzim Bashën. 

Po të ishe dikush që nuk i njihje rethanat dhe sfondin e kësaj ngjarjeje mund të entuziazmoheshe nga aftësia e një force politike për të bërë katharsis, apo nga ndjenja e përgjegjësisë për të parë me sy kritik të shkuarën.

Edhe qëndrimet pro Basha -, sado që personalisht nuk mendoj se ai ka më një të ardhme politike-, mund të justifikoheshin. Askush nuk ka pse i paragjykon, ata që besojnë se Luli mund të ndryshojë, se tani që i dha fund dualizmit, mund të bëhet vërtet udhëheqës, se pas ndarjes nga mëkatet e së shkuarës, ai ka shancin të imagjinohet si fitues i mundshëm.

Pra, thënë shkurt edhe ata që numëronin mëkatet, hipokrizinë dhe krimet e Berishës ishin në të drejtën e tyre edhe të tjerët që donin të ëndërronin një Lulzim të rilindur, nuk kishte arsye pse të shpërfilleshin.  

Por, të dyja këto flukse kishin një problem të madh. Jo për atë që thonin, por për mënyrën se si silleshin. Jo për hosanatë apo kritikat, por thjeshtë për numrat.

Sepse të gjithë së bashku, ata që qenë në atë sallë, aktruan rolin qesharak të të qenit shumicë.

Të ndërgjegjshëm se nuk bësheshin bashkë më tepër se dy mijë vetë, ata ngrinin si bagëti kartonat e tyre jeshilë, pa drojen se po merrnin pjesë në një manipulim. Të vetëdijshëm se partia reale po votonte në qendër dhe provincë kundër prijësit të kësaj tragji-komedie, ata pranonin të shkelnin mbi dinjitetein e tyre duke u bërë thërmija të një realiteti virtual.  

Nuk kishte gjë më qesharake të shikoje se me ç’lehtësi ata demokratë e trefishonin "unin" e tyre. Nuk kishte skenë me komike sesa të vëzhgoje vetëndjerjen e tyre si një mazhorancë prej 5004 vetësh. 

Por, aty nga mbarimi i këtij ekspertimenti vetëtorturues, që më shtynte të duroja për të kuptuar deri në fund, se deri në ç’humnerë mund të degradojë dinjiteti njerëzor, papritmas më kapi një trishtim i madh. Ata njerëz që po vëzhgoja si kavie sociale të veseve më të këqia të shoqërisë sonë, ishin në fakt shumë më tepër sesa kaq. Shumë prej tyre qenë opozitarë të kahmotshëm. Një pjesë deputetë të porsazgjedhur që edhe për katër vite me radhë do të duhej të mbanin mbi supe peshën e rëndë të betejës me regjimin kleptokratik. 

Pasi i kanë parë si aktorë të kësaj farse, kush mund ti besojë më këtej e tutje atyre? Pasi i kanë ndjekur se si janë të aftë ta shumëzonin veten me tre, kush nga publiku do bindet nga shifrat që ata do të japin për grabitjet e Edi Ramës në tendera dhe koncesione? Pasi i kanë përqeshur duke u hequr si shumicë, kush do i vërë veshin kur të thërrasin se Rilindja qenkësh minorancë në këtë vend?

Kjo pra është drama e vërtetë e asaj që ndodhi këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve. Jo ajo çfarë u tha, por pafytyrësia për tu hequr ajo çka nuk je. Lulëzimi i kësaj hipokrizie demokratikase qe goditja me e rëndë që iu dha opozitarizmit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shko në Spak t’i vësh kapak

Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokurorin Alfred Shehu, që mashtroi publikisht për të fshehur krimin elektoral të PS në Elbasan, ky instit...

16:18

Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul

Lulzim Basha ka reaguar sot më ashpër se kurdoherë më parë ndaj Sali Berishës duke përdorur fjalët më të rënda dhe epitetet më fyese. Ai e ka krahasuar rikthimi...

17:49

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Sali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u thoshte prindërve të ...

18:08

Sa lehtë u griska maska e Veliajt

Ka mjaftuar një ‘incident” i vogël, pak guxim aktivistësh revolucionarë që nuk i tremben të vërtetës, për të na provuar edhe njëherë sa e dobët dhe e paqëndrues...

16:24

Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcës së tij politike po përçon mesazhin më të keq të mundshëm edhe tek ajo pjesë e shoqërisë që nuk ndi...

16:30

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI