Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Pesë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Lapsi.al 17 December 2021
Pesë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar së fundmi pesë persona. Sipas blu të kryeqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një person tjetër.

Sakaq, policia njofton se një 51-vjeçar është larguar nga banesa në Tiranë dhe nuk është kthyer më. Denoncimi në komisariat është bërë nga bashkëshortja.

"Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. L. (L)., 19 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 48 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Rendit Publik. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dokument i plastifikuar me mbishkrimin “Policia”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. Sh., 42 vjeç dhe G. Ç., 45 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. K., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht shtetasen P. V., 44 vjeçe, për veprat penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Më datë 16.12.2021, shtetasja F. T. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi K. T., 51 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI