Flash

Greqia shtrëngon masat kundër COVID-19, MEPJ: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni drejt shtetit helen

Lapsi.al 17 December 2021
Greqia shtrëngon masat kundër COVID-19, MEPJ: Çfarë duhet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar për qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm masat e reja të vendosura nga Greqia, për hyrjet në vend. Shteti helen ka shtrënguar së fundmi masat për parandalimin e përhapjes së variantit Omicron.

Duke filluar nga data 19 dhjetor 2021, ora 06:00 deri në datë 10 janar 2022, ora 06:00, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.  OSE

Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë,  duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi. Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës njoftohet se funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

 

Të këshilluara

Sekuestrohen tri çanta me para në kufi

Policia doganore ka proceduar penalisht tre shtetas që nuk kanë deklaruar shuma parash. Policia bën me dije se në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan janë sekuestruar...

11:01

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI