Flash

Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë

Lapsi.al 17 December 2021
Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të

Në vitin 2020, një i punësuar me pagë punoi mesatarisht 42.6 orë në javë. Ndonëse 2020-a ishte një vit i vështirë, ku për disa muaj shumë persona u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të karantinës, me qëllim frenimin e pandemisë, sërish të punësuarit kanë punuar vetëm 0.8 orë më pak në javë, me rënie prej vetëm 1.8%, në krahasim me vitin normal 2019, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Shumë persona vijuan punën online, ndërsa të tjerë duket se kanë qëndruar më shumë në punë pas hapjes së vendit, me qëllim për të kompensuar fitimin e munguar gjatë karantinës. Më pak është punuar në bujqësi, me 3.1 orë më pak në javë, e ndjekur nga ndërtimi (-1.1 orë më pak) tregtia (-0.9 orë), prodhimi (-0.7).

Meshkujt punuan 0.7 orë më pak në javë në vitin 2020, ndërsa femrat 0.8 orë më pak.

Sipas aktiviteteve ekonomike, sektorët ku të punësuarit qëndrojnë më gjatë në punë janë prodhimi, me 45.6 orë gjithsej, të ndjekura nga tregtia, akomodimi, hoteleria (44.2) ndërtimi (43.2), industria (42). Më e privilegjuar është administrata shtetërore, e cila punon mesatarisht 39.2 orë në javë, ose 3.4 orë në javë më pak sesa mesatarja kombëtare.

Femrat (41.5 orë) punojnë mesatarisht 2.1 orë në javë më pak sesa meshkujt (43.6 orë). Diferenca më e lartë mes femrave dhe meshkujve është në aktivitetet e tregtisë, hotelerisë, akomodimit (-3 orë).

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, punonjësit shqiptarë vijuan të kishin orët më të gjatë të punës edhe gjatë vitit pandemik. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në vitin 2020, java mesatare e zakonshme e punës e BE-së e personave të punësuar në punën e tyre kryesore përbëhej nga 37 orë, ose 4.6 orë më pak se e një të punësuari shqiptar.

Sipas Eurostat, Në vitin 2020, numri i orëve aktuale të punuara në punën kryesore në BE u ul me 12,0% në krahasim me vitin 2019. Kjo rënie mund të shpjegohet me masat e marra në përgjigje të pandemisë COVID-19, e cila bëri që shumë njerëz të alternonin mes periudhave të punës dhe periudhave të mungesës nga puna në vitin 2020. Si rezultat, më shumë njerëz punonin më pak orë se zakonisht dhe mungonin në punë.

Në nivel kombëtar, pati një rënie të orëve të punës në të gjitha Shtetet Anëtare. Rëniet më të larta u regjistruan për Greqinë (-19,7%), Spanjën (-19,5%), Portugalinë dhe Italinë (të dyja -19,0%).

Vendet e BE-së ku kishte pak ndryshim në orët e punës (me një ulje prej më pak se 5%) ishin: Finlanda (-4.4%), Danimarka dhe Luksemburgu (të dyja -4.1%) dhe Holanda (-3.2%)./Monitor

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI