Flash

Ben Affleck reagon pas kritikave për komentet mbi ish bashkëshorten

Lapsi.al 17 December 2021
Ben Affleck reagon pas kritikave për komentet mbi ish bashkëshorten

Aktori Ben Affleck  ka reaguar së fundmi ndaj kritikave që mori pas komentit për ish bashkëshorten , Jennifer Garner.

I ftuar në emisionin "The Howard Stern Show" , Ben foli për varësinë e tij nga alkoli dhe sesi kishte ndikuar në martesën e tij me Jennifer. Por, shumë njerëz i interpretuan komentet e tij  si fajësim për ish-bashkëshorten. “Ne ndoshta do të kishim përfunduar duke i vënë duart në fyt njëri-tjetrit. Ndoshta do të kisha pirë ende. Një nga arsyet pse nisa të pija ishte sepse ndihesha sikur kisha ngecur diku,” u shpreh aktori. Mirëpo, gjatë një interviste në "Jimmy Kimmel Live", Affleck deklaroi se komentet  ishin pjesë e një interviste të përzemërt dhe të dy e respektojnë njëri-tjetrin dhe  kujdesen për tre fëmijët e tyre.Sipas tij, mediat duan  klikime dhe e bënë të duket si “djali i keq, i pandjeshëm, budalla dhe i tmerrshëm”."Është pikërisht e kundërta e asaj që jam unë," tha ai. "Unë kurrë nuk do të doja që fëmijët e mi të besonin se do të thoja një fjalë të keqe për nënën e tyre.”

Të këshilluara

Kur do të rikthehet Luana Vjollca në ekran

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca zgjodhi të largohet nga “Top Channel”, ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja. Nuk e dimë ende për cilin ...

10:15

Bebe Rexha ndan lajmin e mirë me fansat

Këngëtarja Bebe Rexha ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat e saj. Përmes rrjetit social, Twitter, Bebe i është përgjigjur të gjithë fansave të...

09:55

Aktori i njohur akuzohet për abuzim seksual

Aktori i njohur Chris Noth është akuzuar  së fundmi për abuzim seksual nga dy gra. Sipas  'Hollywood Reporter', incidentet dyshohet se kanë ndodhur në Los An...

08:55

Taylor Swift, probleme me gjykatën

Këngëtarja e njohur Taylor Swift do të duhet të paraqitet në gjykatë pasi është akuzuar për plagjiaturë të supozuar. Telashet e para filluan në vitin 2017, k...

19:11

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI