Flash

Aksidenti ajror i mer jetën producentit Flow la Movie të hiteve latine dhe familjes së tij

Lapsi.al 17 December 2021
Aksidenti ajror i mer jetën producentit Flow la Movie të hiteve latine

Producenti portorikan Flow La Movie është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare në një aksident me avion.

Producenti dhe artisti i njohur, emri i vërtetë i së cilit është José Angel Hernandez, ishte 1 nga 7 pasagjerët në një aeroplan privat që u rrëzua të mërkurën pranë Aeroportit Ndërkombëtar Las Américas në Republikën Domenikane. Mes viktimave është edhe partnerja e tij Debbie Von Marie Jimenez Garcia dhe djali i tyre. Avioni ishte nisur për në Florida.

Kompania që zotëronte aeroplanin privat u drejtua në rrjetet sociale për të konfirmuar aksidentin dhe emrat e viktimave. Shkaku i përplasjes nuk u bë i ditur menjëherë.

Flow La Movie ishte njeriu që fshihej pas hiteve të top-listave, si "Te Boté", që kryesoi Hot Latin Songs për 14 javë. "Dakiti's" 27 javë në numrin 1 dhe "Mia", me Drake, që kryesoi listën për 16 javë.

Ai gjithashtu prodhoi "AM" të Nio García-s dhe hitin viral "La Jeepeta". Si artist u rendit me “Travesuras”; kënga arriti kulmin në vendin e 9-të në tabelën Hot Latin Songs (datë 27 mars) dhe gjithashtu goditi numrin 1 në Latin Airplay, Latin Rhythm Airplay dhe Tropical Airplay në listat e datës 6 mars.

Me më shumë se 10 vjet në industri, Flow La Movie lançoi etiketën e tij indie dhe agjencitë e menaxhimit që nënshkruajnë artistë si Nio Garcia, Casper Magico dhe Xound.

Të këshilluara

Kur do të rikthehet Luana Vjollca në ekran

Pas 15 vitesh, Luana Vjollca zgjodhi të largohet nga “Top Channel”, ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja. Nuk e dimë ende për cilin ...

10:15

Bebe Rexha ndan lajmin e mirë me fansat

Këngëtarja Bebe Rexha ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat e saj. Përmes rrjetit social, Twitter, Bebe i është përgjigjur të gjithë fansave të...

09:55

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI