Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Punonjësit e pavaksinuar të Google do të humbasin shumë benefite

Lapsi.al 16 December 2021
Punonjësit e pavaksinuar të Google do të humbasin shumë

Google ka lajmëruar punonjësit se do të humbasin pagën dhe përfundimisht do të pushohen nga puna nëse nuk respektojnë politikën e kompanisë të vaksinimit ndaj Covid-19, sipas dokumenteve të brendshme të cituara nga CNBC.

Një dokument thoshte se punonjësit kishin kohë deri më 3 dhjetor për të deklaruar statusin e tyre të vaksinimit dhe për të dorëzuar dokumentacionin që e vërteton, ose për të aplikuar për një përjashtim mjekësor ose fetar. Kompania tha se pas kësaj date se do të fillojë të kontaktojë punonjësit që nuk e kishin ngarkuar statusin e tyre ose ishin të pavaksinuar, si dhe me ata, kërkesat e përjashtimit të të cilëve nuk u miratuan.

"Kërkesat tona për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund ta mbajmë fuqinë tonë punëtore të sigurt dhe t’i mbajmë shërbimet tona në funksion," -tha një zëdhënës i Google në një deklaratë.

Dokumenti thoshte se punonjësit që nuk kanë respektuar rregullat e vaksinimit deri në afatin e 18 janarit do të vendosen në "leje administrative me pagesë" për 30 ditë. Pas kësaj, kompania do t'i vendosë ata në "leje personale pa pagesë" deri në gjashtë muaj, e ndjekur nga përjashtimi.

Të këshilluara

Dua Lipa dhe Anwar i japin fund lidhjes

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Dua Lipa dhe Anward Hadid  i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dy vjecare. Sipas 'Revista OK', shkak është bërë dist...

18:08

Shpiket në Japoni vaksina kundër plakjes

Studiuesit në Japoni thonë se mund të kenë bërë një hap drejt rritjes së jetëgjatësisë së njerëzve për shkak se provat e një vaksine kundër qelizave që kontribu...

16:10

Elon Musk shpallet njeriu i vitit

Elon Musk është shpallur “Personi i vitit 2021” nga “Time”. Musk, i cili është personi më i pasur në Tokë, është shefi ekzekutiv i kompanisë së hapësirës ajr...

14:30

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI