Flash

Mungon Rama, Vangjel Dule nuk pranon interpelancën për minoritetet me Spiropalin

Lapsi.al 16 December 2021
Mungon Rama, Vangjel Dule nuk pranon interpelancën për minoritetet me

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ditën e sotme kishte thirrur një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e respektimit të të drejtave të minoritetit. Mirëpo, kreu i shtetit për shkak të mungesës ia delegoi interpelancën ministres Elisa Spiropali. Për shkak se nuk e pranoi këtë ndryshim deputeti Dule u largua nga salla e kuvendit.

Përpara se të largohej Dule tha se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për të mos u përballur në interepelancë me të dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk ekziston në agjendën e prioriteteve.

"Depozitova kërkesën për interpelancë më kryeministrin në lidhje me politikat e qeverisë dhe respektimit e minoriteteve. Pse e kërkova me kryeministrin, jo se nuk kam respekt, për ministren Spiropali, por për cilido. Jam njoftuar sot në mëngjes se kryeministri nuk paska denjuar që të diskutojë me këtë çështje dhe e ka deleguar. Është mënyrë cinike, e ka të plotë mundësinë që ta bëj por jo dëshirën. Më datën 9 nëntor e depozitova kërkesën. Qëndrimi i sotëm i kryeministrit Rama dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk egziston në axhendën e prioriteteve të tij. Por për fatin tonë të mirë egziston për BE-në. Ky debat nuk mund të bëhet i fragmentarizuar, me keqardhje nuk e pronoj interpelancën me Spiropalin. Vendoseni vet zonja kryetare, se kur do të zhvillohet. Është qëndrim abuzim"- tha Dule.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb, mëngjesi mbetet i ftohtë dhe i kthjellët në të gjithë Shqipërinë ku temperaturat luhaten nga -5 në 4°C. Mesdita dhe e gjithë pjesa tjetër ...

07:27

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI