Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Vjen ndryshimi i shumëpritur i Instagram

Lapsi.al 15 December 2021
Vjen ndryshimi i shumëpritur i Instagram

Gjatë një seance dëgjimore përpara Senatit, kreu i Instagram Adam Mosseri tha se kompania po punon për një version të “feed-it” të saj që do të shfaqë postimet e përdoruesve në rend kronologjik, ndryshe nga algoritmi i saj aktual që rendit postimet bazuar në preferencat e përdoruesve.

Feed-i i prezantuar në 2016-ën, dhe më pas i përditësuar në 2017-ën për të përfshirë postimet e rekomanduara, nuk pëlqehet gjerësisht nga përdoruesit, të cilët preferojnë që postimet e tyre dhe postimet e miqve të tyre të shfaqen në rend kronologjik. Feed-i aktual përdor Inteligjencën Artificiale për të krijuar atë që Instagram e konsideron feed më të personalizuar, bazuar në aktivitetin dhe preferencat e përdoruesve.

Mosseri u paraqit para Senatit ku ai “u vendos me shpatulla pas murit” nga senatorët për çështjet e sigurisë së fëmijëve në aplikacion, menjëherë pas publikimit të dokumentave të brendshme në Wall Street Journal që sugjeronin se kompania ishte në dijeni që aplikacioni i saj mund të ishte “toksik” për adoleshentët.

“Kini pak empati. Mbani përgjegjësi,” Senatorja Marsha Blackburn qortoi Mosserin ndërsa seanca u mbyll.

Gjatë dëshmisë së tij, Mosseri propozoi krijimin e një “organi kompetent” që do të përcaktonte praktikat më të mira mbi trajtimin e të dhënave të fëmijëve dhe kontrollet prindërore për të ndihmuar në mbajtjen e fëmijëve të sigurtë në internet. Organi do të merrte të dhëna nga prindërit, rregullatorët dhe shoqëria civile, për të krijuar standard dhe mbrojtje universale.

Të martën, Instagram prezantoi opsionin “Take a Break” që filloi ta testonte muajin e kaluar për përdoruesit në SHBA dhe vendet e tjera anglisht folëse. Ky opsion i nxit përdoruesit të ndalojnë përdorimin e aplikacionit pasi e kanë përdorur atë për një periudhë të caktuar kohore.

“Ajo që ju keni sugjeruar deri më tani është e pakuptimtë,” i tha Blumenthal Mosseri-t përpara se të përfundonte seancën, duke iu referuar Take a Break dhe përditësimeve të tjera. “Kjo nuk do t’i shpëtojë fëmijët nga efektet e varësisë ndaj platformës suaj.”

Të këshilluara

10 fakte për lulen e Krishtlindjeve

E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjeve është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima. Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origji...

16:09

Instagram vjen me një zhvillim të ri

Instagram po nxjerr një sërë veçorish të reja që synojnë ta bëjnë më të vështirë për përdoruesit, veçanërisht adoleshentët, të kalojnë më shumë kohë se ç?duhet ...

15:18

Këpucët më ‘in’ të këtij sezoni

Së fundmi Instagrami është ‘pushtuar’ nga fotot e këpucëve që të kujtojnë ato që kanë veshur princeshat e përrallave. Nga sandalet me rripa deri te stiletot e m...

15:43

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI